Secondary Adv

Presidenti dekreton daten: Me 24 shtator zgjedhje per bashkine Kukes

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

 

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

 

Bashkia e Kukësit që prej largimit të ish-kryetarit Safet Gjici në muajin qeshor të këtij viti për shkak të skandalit seksual në zyrë, drejtohet nga Granit Gjana, zv.kryetar./Burimi: abcnews.al

 


Më të lexuarat