Secondary Adv

Fluks pushuesish nga Kosova, radhe kilometrike ne Rrugen e Kombit

Qindra udhëtarë nga Kosova, por edhe vendet e rajonit kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike në Kukës-Morinë.

 

Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar. Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ka një fluks tepër të lartë automjetesh.

 

Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi. Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 20-30 minuta./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat