Secondary Adv

BE bllokon marreveshjen e Britanise dhe Frances per kthimin e emigranteve

Tensionet mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe duket se janë kthyer sërish.

 

Vendimi Brukseli për të bllokuar një marrëveshje, e cila do të lejonte Londrën zyrtare të kthente pas në Francë, azilkërkuesit që kalojnë kanalin e “La Manshit”, ka krijuar sërish një situate mes vendeve, tension i cili ishte sheshuar që nga koha e Brexit.

 

Sipas të dhënave zyrtare, refuzimi erdhi nga një prej ndihmësve më të besuar të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Politikani gjerman Bjoern Siebert u tha zyrtarëve të lartë britanikë se blloku do të refuzojë të marrë në konsideratë nënshkrimin e një ‘marrëveshjeje kthimi’ pas Brexit.

 

Siebert, kreu i kabinetit të von der Leyen, e refuzoi ën mënyrë kategorike këtë ide ballë për ballë këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Sir Tim Barrow, në një takim të zhvilluar në fillim të këtij  viti.

 

Media Britanike, Daily Mail ka publikuar një memo të brendshme të qeverisë britanike që përshkruan rezultatin e takimit midis Sir Tim dhe Siebert, ku britaniku thotë për zyrtarin e BE-së: “Ai theksoi se Komisioni nuk është i hapur për një marrëveshje ripranimi MB-BE“.

 

Por, Brukseli kundërshtoi versionin e ngjarjeve të përcaktuara në memorandumin e zbuluar nga media britanike. “Siebert nuk tha kurrë atë që pretendohet“, tha një zëdhënës i Komisionit Europian./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat