OPEC, prodhuesit boterore nuk arrijne ne nje marreveshje per cmimin e naftes
Prodhuesit e mëdhenj të naftës, të mbledhur në Katar, po diskutojnë sot mbi projektmarrëveshjen që parashikon një ngrirje deri në tetor të prodhimit të naftës bruto në nivelet e janarit, njoftuan disa ministra.
Ministri ekuadorian i Hidrokarbureve, Carlos Pareja, u deklaroi gazetarëve se vendi i tij, anëtar i OPEC-ut, mbështet këtë projektmarrëveshje që ka për synim stabilizimin e tregut të naftës dhe të mbështesë çmimet, që kanë rënë për shkak të një mbingopjeje të tregut.
Ministri azer i Energjisë, Natig Aliyev, i cituar nga agjencia ruse RIA Novosti, ka njoftuar nga ana e tij se “projektmarrëveshja parashikon një ngrirje të prodhimit në nivelet e janarit, deri në tetor”. Pas konsultimesh informale të zhvilluara sot në mëngjes në një hotel të madh në Doha, ministrat u pritën, sipas agjencisë zyrtare QNA, nga emiri i Katarit, sheiku Tamim ben Hamad Al Khalifa.Rritja e çmimit të naftës ndikon në dy mënyra ndaj ekonomisë shqiptare: Nga njëra anë, rritet interesi për prodhimin e naftës bruto për eksport; nga ana tjetër, do të rriten çmimet e shitjes me pakicë të karburantit, sepse tregu dominohet nga importi.