Ekonomia turke pritet te zgjerohet me 4.5 per qind gjate 2023
Ekonomia turke parashikohet të zgjerohet me 4.5% gjatë 2023, pavarësisht të gjitha problemeve financiare globale, tha ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Shimşek.
Hapat e ndërmarrë mbi politikat monetare dhe fiskale të shoqëruara me pasigurinë politike të reduktuar në prag të zgjedhjeve kanë filluar të ndikojnë pozitivisht në pritshmëritë në lidhje me ekonominë turke, tha Shimşek.
“Politikat tona do të jenë në përputhje me normat ndërkombëtare. Ne po i formësojmë politikat tona monetare, fiskale dhe kreditore në një mënyrë që do të sigurojë që ne të përmbushim objektivat tona.
Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa drejt thjeshtimit dhe shtrëngimit të politikës monetare”, shtoi ministri. Prioriteti afatshkurtër i qeverisë është vendosja e stabilitetit financiar dhe rritja e parashikueshmërisë, tha ai.
Shimşek u bëri thirrje bankave të ndihmojnë përpjekjet për të përmirësuar bilancin e llogarisë korente dhe procesin e dezinflacionit. “Koha kur bankat fokusohen vetëm në kredinë konsumatore duhet t’i përkasë së shkuarës.
Detyra jonë kryesore është të mbështesim sektorin real. Qasja e pandërprerë e sektorit real në financim është një domosdoshmëri.” Kërkesa e fortë e brendshme paraqet rreziqe nëpërmjet deficitit të llogarisë korente dhe inflacionit, tha Shimşek.
“Ne do të thellojmë më tej tregjet financiare. Nevoja për vendosjen e një ribalancimi në ekonomi është shumë e nevojshme dhe e qartë.”
Ekonomia turke u rrit me 4 për qind në tremujorin e parë të 2023 krahasuar më një vit më parë, duke u përshpejtuar nga rritja e normës së interesit prej 3.5 për qind në tremujorin e fundit të 2022.
Zgjerimi në janar-mars nga tremujori i mëparshëm ishte 0,3 për qind./Burimi: Hurriyet daily news/Monitor https://www.monitor.al/ekonomia-turke-pritet-te-zgjerohet-me-4-5-per-qind-kete-vit/