Secondary Adv

Ne 2016 ekonomia e Shqiperise do te rritet me 3.2 per qind

“Rritja ekonomike për vitin 2016, të jetë 3.2 përqind”, është parashikimi që Banka e Shqipërisë ka bërë. Gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës, Guvernatori i BSH,  Gent Sejko, bëri një përmbledhje të zhvillimeve ekonomike ne vend si dhe të perspektives së ardhshme.

 

Për sa i përket vitit të kaluar ai theksoi se rritja ekonomike ishte 2.6 përqind dhe faktor i rëndësishëm për këtë rritje ishte kriza në Greqi.Lidhur me sistemin bankar në vend, Guvernatori nënvizoi se trajtimi i çështjes së e kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi të mirëmenduar për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.Ai u shpreh se zbatimi i këtij plani ndihmoi në zbritjen e nivelit të kredive me probleme në 18.2 %, në fund të vitit 2015. Guvernatori Sejko po zhvilloi një vizite zyrtare në Uashington ku mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore.  Banka e Shqipërisë e Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë parashikuar për këtë vit që rritja ekonomike të jetë në shifrën 3.4%


Më të lexuarat