Spanja ne lufte me zjarret, mijera te evakuuar nga flaket
Zjarrfikësit luftuan edhe një tjetër ditë për të shuar një zjarr masiv në ishullin spanjoll të Tenerife prej gjashtë ditësh, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zjarri që shpërtheu natën e së martës së kaluar ka djegur deri më tani rreth 128,000 hektarë pyll brenda parkut kombëtar rreth vullkanit Teide, majës më të lartë të Spanjës.
Përpjekjet për ta shuar atë u penguan nga topografia e vështirë e terrenit, e përbërë nga kanione dhe shkëmbinj të thepisur dhe nga vala e fundit e të nxehtit.
“Më e keqja është pas nesh,” tha kreu i rajonit të Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, për stacionin radiofonik Cadena SER këtë mëngjes. Autoritetet lejuan disa nga 12,000 njerëzit e evakuuar nga fshatrat Arafo dhe Kandelaria të kthehen në shtëpitë e tyre të dielën, tha Claviho.
Clavijo vuri në dukje se zjarri ishte pothuajse me siguri i shkaktuar nga dora e njeriut dhe tha se policia po kryente një hetim për të identifikuar dhe arrestuar zjarrvënësit.
Ndërkohë, shërbimi kombëtar i motit AEMET tha se një tjetër valë të nxehti do të prekë Spanjën kontinentale sot, duke rritur më tej rrezikun e zjarrit./Burimi: abcnews.al