Secondary Adv

Sanksionet e BE per Kosoven, dem deri ne 500 mln euro per bizneset

Masat që i ka vendosur Bashkimi Evropian Prishtinës, mund t’i shkaktojnë Kosovës mbi 500 milionë euro dëm.

 

Kështu kanë bërë me dije ekspertë të ekonomisë, teksa sqarojnë se këto masa ndëshkuese kanë prekur prodhuesit.

 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahin, theksoi në një intervistë se vendi ka krijuar një ngërç në këtë sektor.

 

“Masat e ndërmarra nga institucionet ndërkombëtare kundër Kosovës kanë prekur pothuaj se ekonominë e përgjithshme politike në integrimin dhe Kosova po ngecë në këtë drejtim.

 

Sipas parallogarive tona nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”, ka thënë  Shahini.

 

Shahin deklaroi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më parë në këtë gjendje sa i përket investimeve e projekteve.

 

 “Unë besoj që është koha ku duhet këto masa të trajtohen më një seriozitet, të mos neglizhohen. Për fat të keq po ndodh në Kosovë në veçanti nga pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave.

 

Në aspektin politik vërtet nuk i bënë nder Kosovës një realiteti i tillë, sepse të jesh vend që pretendon që të jesh në Evropë e ardhmërisë, të jesh i ndëshkuar dhe penalizuar në këtë mënyrë është një dëm që vërtet do të ndikoj në imazhin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

Sipas eksperteve, pushteti po mundohet që t’i minimizojë efektet negative të këtyre masave para publikut./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat