Secondary Adv

Raporti i ERE, 56 per qind e popullsise konsum nen 300 kw, paguan me shume

Çmimi i ri i energjisë elektrike që aplikohet që prej janarit të 2015-s, ku për të gjithë konsumatorët familjarë është 9,5 kilovatë për orë, pra, e thënë ndryshe me heqjen e fashave, duket se ka prekur më shumë se gjysmën e familjeve.


Referuar shifrave të raportit vjetor të 2015-s nga Enti Rregullator i Energjisë, 56 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë mesatarisht 300 kilovatë në muaj, kurse 15 për qind e tyre konsumojnë mbi fashën e 300 kilovatëve energji në muaj.Konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 500 kilovatë në muaj zënë 7 për qind. Çmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2015, për të gjithë konsumatorët familjarë do të jetë 9.5 lekë për kilovat në orë. Më parë çmimi i energjisë për familjarët ishte përshkallëzuar në dy fasha, ku 300 kilovatët e parë paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 12.5 lekë.
Çmimi i ri i energjisë i zyrtarizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me aplikimin e tarifës së re dhe me heqjen e dy fashave u bë për shkak se, sipas qeverisë, tarifimi në dy blloqe ka rritur abuzimin dhe numrin e ankesave nga familjarët.


Për sa i përket profilit vjetor të konsumit të energjisë elektrike, tipari karakteristik i këtij profili është simetria thuajse e plotë e konsumit dimër– verë. Ashtu sikurse në raportimet e viteve të mëparshme, edhe këtë vit nga Enti Rregullator i Energjisë vërehet i njëjti fenomen, ajo e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje.


Shifrat
Familjet që konsumojnë 100 kilovatë në muaj përbëjnë 17% të konsumatorëve familjarë
Familjet që konsumojnë 200 kilovatë në muaj përbëjnë 22% të konsumatorëve familjarë
Familjet që konsumojnë 300 kilovatë në muaj përbëjnë 17% të konsumatorëve familjarë
Familjet që konsumojnë 400 kilovatë në muaj përbëjnë 10% të konsumatorëve familjarë
Familjet që konsumojnë 500 kilovatë në muaj përbëjnë 5% të konsumatorëve familjarë
Familjet që konsumojnë mbi 500 kilovatë në muaj përbëjnë 7% të konsumatorëve familjarë


Më të lexuarat