Inflacioni ne Itali zbret ne 5.5 per qind ne muajin gusht 01-09-2023
Norma vjetore e inflacionit të Italisë ka rënë në gusht në 5.5% nga 5.9% në korrik, tha Istat të enjten sipas vlerësimeve paraprake.
Në gusht, shkalla e ndryshimit të indeksit italian të çmimeve të konsumit për të gjithë vendin (NIC) ishte +0,4% në baza mujore, shtoi agjencia e statistikave, raportojnë mediat e huaja.
Istat tha se rënia vjen, ndër të tjera, për shkak të rënies nga viti në vit të çmimeve të mallrave energjetike (nga +7.0% në +5.7%), të cilat përfshijnë benzinën, gazin dhe energjinë elektrike në tregun e lirë, ushqime të papërpunuara (nga +10,4% në +9,2%) dhe ushqime të përpunuara (nga +10,5% në +10,1%).
Istat tha gjithashtu se norma e rritjes së çmimeve të indeksit të mallrave si ushqimet dhe produktet personale dhe shtëpiake vazhdoi të ngadalësohej në baza vjetore, duke rënë nga +10.2% në +9.6%./Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
Rama: Investoni, çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten dyfish pas anëtarësimit në BE Në një kohë kur sektori i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj, Kryeministri Edi Rama dha një mesazh të qartë nga Vjena.
Thirrja për investime
OECD: Ekonomia globale pritet të ngadalësohet, teksa rritet pasiguria politike OECD paralajmëron ngadalësim të ekonomisë globale deri në 2026. Rreziqe nga tensionet tregtare, pasiguria politike dhe borxhi publik i lartë.
Qëndrueshmëri më e lartë se pritej, por rreziqe të mëdha në horizont
Ekonomia globale
NATO mbledhje urgjente, kërcënon Rusinë: Do mbani përgjegjësi, do të aktivizojmë Nenin 5 NATO ka reaguar ashpër ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, duke e cilësuar veprimin e Moskës si provokues dhe të papranueshëm.
NATO i ka dërguar një mesazh Rusisë që të ndalojë
Agjencia Evropiane e Barnave: Paracetamoli i sigurt edhe gjatë shtatzënisë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se nuk ka prova të reja që kërkojnë ndryshime në rekomandimet aktuale të përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë.
Njoftimi i Agjencisë Evropiane të Barnave
Agjencia Evropiane e
Importet e bizneseve me rënie në 8 mujor, ndërsa konsumi mbahet nga turizmi Ecuria e importeve gjatë 8- mujorit 2025 sinjalizon ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend sidomos në ndërtim.
Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë rënie të ndjeshme të importeve të materialeve
Njohjet e reja për Palestinën, Izraeli: Po krijohet shteti i Hamasit, nuk do ta lejojmë Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’Ar tha se njohja e Palestinës është një gabim, veçanërisht pas sulmeve të përgjakshme të 7 tetorit.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’Ar, ka reaguar ashpër ndaj valës
Sot mbledhja për shkarkimin e Veliajt, çfarë pritet të ndodhë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Pasdite, në orën 16:00, çështja do të
Trump: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë, rrezik për autizem Gjatë shtatzënisë, shumica e njerëzve përdorin acetaminofen, i cili shitet nën emrin e markës Tylenol, tregojnë studimet.
Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë
Alarm nga dronët në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, anulohen dhjetëra fluturime Danimarka dhe Norvegjia janë detyruar të pezullojnë të gjitha fluturimet në aeroportet e tyre kryesore, pas raportimeve për praninë e disa dronëve në zonat përreth aeroporteve të Kopenhagenit dhe Oslo-s.
Në Danimarkë, Aeroporti i
Politikat sociale: Qeveria synon të ndërtojë 1500 banesa me kosto të ulët deri në 2029 Plani i qeverisë për familjen, politikat sociale dhe strehimin, parashikon strehim të përballueshëm dhe programe të reja sociale.
Sipas dokumentit, synohet ndërtimi i të paktën 1,500 banesave me kosto të ulët deri në vitin 2029, si dhe