Secondary Adv

Eksportet e 5-vjecarit ne rritje, vetem viti 2015 me renie

Eksportet nisin rënien. Gjatë periudhës 5-vjeçare (2011-2015) vihet re që trendi ka qenë në rritje për eksportet, përveç vitit 2015 ku kemi ulje, sipas botimit të INSTAT “Tregtia e jashtme, 2011-2015”.

 

Gjatë kësaj periudhe vërehet një rritje mesatare vjetore e eksporteve me 8,9%. Në rastin e importeve kemi një ritëm rënës në vitet 2012-2013, ndërsa rritje në vitet e tjera. Për periudhën 2011-2015, rritja mesatare vjetore është 2,9 %. Gjatë kësaj periudhe deficiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 0,5%.


Çfarë eksportojmë?
Grup produktet që zënë një pjesë të konsiderueshme në eksportet shqiptare për periudhën 5-vjeçare vijnë nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët, apo siç quhen industria e fasonit. Për vitin 2015 më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Produkte minerale” me 26,5%, “Tekstilet dhe artikujt prej tyre” me 18,9%, “Veshjet e këmbëve” me 18,2% dhe “Metale bazë dhe artikujt prej tyre” me 14,1% të eksporteve. Gjatë periudhës 2011-2015, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës, Spanjës dhe Maltës.


Harta e eksporteve
Në krahasim me pesë vite më parë, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm. Në vitin 2015 eksportet me Italinë zunë 50,9% të totalit nga 53,3% që zinin në vitin 2011; me Kosovën zunë 8,6% nga 7,4% që ishin në vitin 2011; me Spanjën zunë 5,2% të eksporteve nga 3,6% që zinin në vitin 2011; me Maltën zunë 4,6% të totalit nga 2,4% që vlerësoheshin në 2011. Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia. Në vend të dytë në eksporte shqiptare për vitin 2015, është Kosova e cila zë 8,6% nga gjithsej. Eksportet me Spanjën gjatë vitit 2015 zënë 5,2% të totalit. Partneri i katërt tregtar për nga pesha e eksporteve është Malta e cila zë 4,6% të gjithsej në vitin 2015. Më tej, në strukturën e eksporteve në vitin 2015 për nga pesha, vijojnë Greqia me 3,9%, Gjermania me 3,1%, Turqia me 2,9%, Kina me 2,7% etj. Gjatë kësaj periudhe eksportet me Italinë janë rritur pothuajse në të gjitha grupet e mallrave. Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë përqendruar në grupmallrat “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Eksportet drejt Spanjës janë gjithashtu të dominuara nga “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” (kryesisht nafta dhe mineralet). Eksportet drejt Greqisë janë të përqendruara te grupet: “Tekstile dhe këpucë”, “Ushqim, pije dhe duhan” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Në vitin 2015 eksportet me vendet e BE zënë 75,3% duke u rritur 27,4%, krahasuar me 2011; ndërsa eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 14,2% të eksporteve duke u rritur 42,3% krahasuar me 2011.


Importet
Pesha e importeve nga Kina ka vijuar të rritet përgjatë këtij harku kohor, duke arritur në 8,6% më 2015 nga 6,4% e importeve gjithsej që ishte në vitin 2011. Kurse peshat e importeve nga Italia dhe Greqia kanë ardhur duke u ulur. Për Italinë importet janë ulur nga 30,5% që ishte në vitin 2011, në 30,3% në vitin 2015 dhe për Greqinë nga 10,6% që ishte në vitin 2011, në 7,8% në vitin 2015.


Më të lexuarat