Secondary Adv

Parisi i pari kryeqytet europian qe ndalon skuterat elektrike

Parisi është i pari kryeqytet europian pa skuterë elektrik në qarkullim.

 

Prej këtij 1 Shtatori është në fuqi ligji që ndalon përdorimin e tyre në rrugët e kryeqytetit francez. Ndalimi me ligj pason një referendum të zhvilluar më 2 Prill, ku një shumicë dërrmuese prej 89% të qytetarëve pjesëmarrës ishin kundër lejimit të tyre për të qarkulluar nëpër rrugë e trotuare.

 

Vitin e kaluar, vetëm në Paris janë regjistruar 459 aksidente, ku janë përfshirë skuterët elektrikë, ndër të cilët pati edhe 3 viktima. Në 2021 në gjithë Francën u shënua shifra më e lartë e viktimave nga aksidentet me këto mjete, 24 në total./Burim i: Shqiptarja.com


Më të lexuarat