Secondary Adv

Shqiperia e para ne Europe per rritjen e numrit te pasagjereve te aviacionit civil

Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar.

 

Sipas një raporti të Airport Councils International (Këshillat Ndërkombëtarë të Aeroporteve), konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.

 

Sipas shifrave, Shqipëria renditet e para me një rritje 116.6%, në krahasim me vitin 2019, kur bota u godit nga pandemia COVID.

 

Kështu Shqipëria ka lënë pas ndër vendet më të zhvilluara në Bashkimin Europian por edhe në Ballkan në sektorin e turizmit. Në postimin e ndarë në Facebook, Rama vlerëson këtë rritje duke thënë se ‘Shqiponja’ po fluturon lart.

 

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama.

 

Pak kohë më parë, edhe një raport i Eurocontrol Flights tregoi se Shqipëria zuri vendin e parë për rritjen e fluksit të fluturimeve në Europën Juglindore. Raporti i referohej fluturimeve për javën 9-15 gusht.

 

Krahasuar me vitin 2019, sipas Eurocontrol, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat