Secondary Adv

Ndryshimet ne qeveri: Nga Financat, Shendetesia e Bujqesia, ministrat e rinj

Asambleja e Partisë Socialiste ashtu siç pritej, solli një sërë ndryshimesh në strukturën e kabinetin qeveritar.

 

Kryeministri Rama njoftoi disa lëvizje.

 

Ministre e Ekonomisë dhe Financave nuk do të jetë më Delina Ibrahimaj. Në vendin e saj do të jetë Ervin Mete.

 

Ibrahimaj do të mbajë tashmë postin e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

 

Ogerta Manastirliu largohet nga posti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të drejtuar Ministrisë e Arsimit dhe Sportit.

 

Në krye të Shëndetësisë vjen Albana Koçiu, e cila më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike.

 

Ministria e Bujqësisë do të ketë një tjetër ministre. Tashmë këtë institucion do ta drejtojë ish-ministrja e Financave Anila Denaj.

 

Igli Hasani do të jetë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Arbi Mazniku mori postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

 

Kryeministri Rama njoftoi se Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet do të shkrihet.

 

Nga ndryshimet e fundit, ministret Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/ndryshimet-ne-qeveri-nga-financat-shendetesia-e-bujqesia-ministrat-e-rinj/)


Më të lexuarat