Secondary Adv

Ulet varesia e Shqiperise per drithera nga importi, rritet prodhimi vendas

Vendi ynë u prek ndjeshëm nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë gjatë vitit që kaloi e cila tronditi tregjet botërore dhe marrëveshjet tregtare.

 

Një ndër shqetësimet më të mëdha ishte rritja e çmimit të grurit në veçanti dhe drithërave në tërësi, si dhe rreziku nga ndërprerja e furnizimit, çka shkaktoi panik tek konsumatorët, të cilët u detyruan të bëjnë furnizime rezervë.

 

Për ti paraprirë një tjetër situate të tillë, Ministria e Bujqësisë ndërmori politikën mbështesë për fermerët vendas përmes subvencionimit me 30 mijë lekë për hektarë për kultivimin e grurit.

 

Me fondin e akorduar nga Ministria e Bujqësisë prej 500 milionë lekësh u synua, mbështetja e kultivimit të grurit për afro 16 660 hektarë tokë dhe rritja e prodhimit me 20 %.

 

Por si ka ndryshuar varësia ndaj drithërave të importit gjatë këtyre viteve dhe a janë orientuar kompanitë e prodhimit të miellit drejt produktit vendas?

 

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për 7-mujorin Janar-Korrik 2023, tregojnë një rënie të varësisë ndaj shteteve të huaja sa i takon furnizimit me drithëra.

 

Konkretisht nëse do të marrim në analizë periudhën këtë periudhë që nga viti 2019, vihet re një rënie e sasisë së importuar. Ndërsa rënia është më e madhe nëse do t’i referohemi vitit pandemik 2020, ku importet, për shkak edhe të frikës nga mbyllja e kufijve, ka qenë më e larta.

 

Konkretisht në janar-korrik të këtij viti janë importuar 130.3 mijë ton drithëra, me një vlerë totale prej 5.1 miliardë lekë, shifër kjo më e ulëta në 5 vite.

 

Ndërkohë, rënia e sasisë së blerë nga jashtë është vënë re edhe gjatë vitit 2022, ku rezulton sërish që të jetë shifra më e ulët e 5 viteve, e regjistruar në 241 mijë ton. Në krahasim me  2021 ku u importuan 326 mijë ton, rënia llogaritet në 85 mijë ton.

 

Ndërkohë Shqipëria ka rritur ndjeshëm prodhimin e drithërave, nga 684 mijë tonë në 2020, në 691 mijë tonë në 2021, dhe rritja ka vijuar edhe në 2022.  Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo ulje importi po kompensohet nga rritja e prodhimit vendas.

 

Nëse do të marrim në krahasim shifrat zyrtare të prodhimit dhe të importit për 2021, rezulton se importi zë 32 % të kërkesës vendase për drithëra, shifër kjo e cila në 2020 ka qenë 35% dhe që vijon të jetë në rënie në 2022.

 

Importi i drithërave ndër vite, 7-mujor

 

2019  - 184.7 mijë ton

2020  - 219.5 mijë ton

2021  - 159 mijë ton

2022  - 135.4 mijë ton

2023  - 130.3 mijë ton

 

/Burimi: SCAN


Më të lexuarat