Secondary Adv

618 mije ton mineral baker nga minierat, Miredita dhe Puka me potencialet

Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017 sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. 

 

Sipas AKBN në vitin 2021 u prodhua 618 mijë ton bakër apo 85% më shumë se një vit më parë. 

 

Kjo është sasia më e madhe e këtij minerali të prodhuar në Shqipëri, të paktën që nga viti 2005, që gjithsesi ishte në nivele shumë herë më të ulta.

 

Të njëjtat të dhëna tregojnë se nga vitit 2010 – 2013 u shënua një rritje e nxjerrjes së bakrit, por më pas deri në vitin 2015 tendenca ishte gjithmonë në rënie, duke shkuar drejt zeros në vitet 2016 dhe 2017. 

 

Por, që prej vitit 2017 duket se ka filluar rivitalizimi i sektorit, duke arritur kulmin pikërisht në vitin 2021.

 

Sipas AKBN deri në vitin raportues ishin aktive 16 licenca për shfrytëzimin e këtij minerali, ndërkohë që vendburimet e bakrit ndodhen në gjashtë rrethe e më konkretisht në Korçë, Mirditë, Pukë, Shkodër, Kukës dhe Has.

 

Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë sasinë e prodhimit dhe depozitat minerare, rrethet e Mirditës dhe Pukës paraqesin potencialin më të rëndësishëm të nxjerrjes së bakrit.

 

Numri i lejeve aktive për nxjerrjen e bakrit përbën 2.7% të totalit të të gjithë lejeve minerare në vend.

 

Ndërkaq, Sipas AKBN disa zona perspektive për kërkimin apo shfrytëzimin e bakrit mund të jenë në krah dhe në thellësi të vendburimeve të Munellës, Gurthit, Perlatit, Karmës dhe Rehovës./Burimi: SCAN 


Më të lexuarat