Secondary Adv

Rriten cmimet e mallrave te importit, farmaceutika me rritjen me te madhe

Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7%.

 

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2023 shënoi një ulje me 0,7%.

 

Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar rritje me 4,7%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,4% rritje vjetore në tremujorin e dytë të 2023.

 

Çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90,6% shënuan një rritje prej 0,2 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 5,3%,

 

pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9%, “Prodhimi i pijeve” me 1,9%, “Përpunimi i tekstileve” me 1,8%,

 

“Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,5%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 1,0% secili, etj.

 

Çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 0,2%, krahasuar me një vit më parë.

 

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 4,1%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 0,8%,

 

“Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7% dhe “Industria përpunuese” me 0,4%.

 

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,9%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,1%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 1,4%, etj.

 

Indeksi i Çmimeve të importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas.

 

Banka e Shqipërisë me herët ka raportuar se mbiçmimi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ulur presionin për rritjen e çmimeve të importit.

 

Por në tregjet e pakicës për disa produkte çmimet në tregjet ndërkombëtare ishin me ulje, por në tregun vendas ulja nuk është reflektuar ë të njëjtën masë.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/cmimet-e-mallrave-te-importit-u-rriten-me-0-2-ne-3-mujorin-e-dyte-farmaceutika-me-rritjen-me-te-madhe/)


Më të lexuarat