Kampionati boteror i Formula 1 ne uje, sezonin e ardhshem zhvillohet ne Pogradec
Shqipëria do të mirëpresë korrikun e vitit të ardhshëm kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, ndryshe si F1H2O.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë në Facebook lajmin, ku thotë se ky kompeticion sportiv do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në korrikun e vitit të ardhshëm.
43 skuadra nga e gjithë bota do të marrin pjesë në kompeticionin që do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit.
Kompeticioni pritet të zhvillohet për një javë, nga datat 1-7 korrik 2024.
Postimi:
"Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.
43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Në 7 ditët e garave do të marrin pjesë pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe jet skive.
Përfaqësuesit më të lartë të këtyre garave kanë firmosur një ditë më parë kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli./Burimi: Shqiptarja.com