Shtyhet afati i regjistrimit per vitin e ri shkollor deri me 10 shtator
Shtyhet për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar.
Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistruar ndaj një ditë më para janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve.
Afati i paracaktuar përfundoi me datë 4 shtator, për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.
Tanimë nxënësit do te kenë mundësinë të kryejnë regjistrimet e tyre deri më tani 10 shtator.
Ndërkohë për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz më kohë të pjesshëm mbi 18-vjeç, regjistrimit do vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30 shtator.
Njoftimi:
Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.
Të nderuar prindër dhe nxënës!
"Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024,
me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023.
Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.
Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.
Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.