Secondary Adv

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia tu permbahen zotimeve, mbeshtesim dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel, ku ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATOS-s, Jens Stoltenberg.

 

Në një konferencë për shtyp Stoltenberg, ka deklaruar se i mirëpret hapat e fundit të Kosovës që i ka marrë për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

 

Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës zyrtare në NATO, Osmani do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer si dhe do të realizojë takime me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

 

Stoltenberg theksoi se e mbështet edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

“Ka rëndësi prezenca e KFOR-it në Kosovë. Trupat tanë të KFOR-it janë sulmuar këtë vit duke lënë 93 prej tyre të lënduar, disa në masë serioze, kjo është plotësisht e papranueshme, stabiliteti i rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varen nga të gjitha palët që i respektojnë betimet ekzistuese.

 

NATO-ja e konsideron këtë të ketë rëndësinë më të lartë dhe kërkon këto të respektohen. Në përputhje me zotimet e Prishtinës nga viti 2013, çdo lloj zbarkimi i FSK-së kërkon pajtimin e KFOR-it dhe presim konsultime me kohë dhe kuptimplotë në çfarëdo lloj zbarkimi që mund të ndikojë në siguri.

 

Për situatën e fundit në veri të Kosovës NATO ka zbarkuar qindra trupa dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën për të përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të rregullt dhe liri të lëvizjes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

 

Stoltenberg ka deklaruar se mirëpret takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel javën e ardhshme, ndërsa ka theksuar se ky takim “është mundësi për Kosovën që të demonstrojë se është palë e përgjegjshme që vepron në mënyrë konstruktive në dobi të sigurisë euroatlantike”.

 

Ai ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që t’u përmbahen zotimeve të tyre.

 

“Ne mirëpresim hapat e fundit të Prishtinës që janë ndërmarrë për të ulur tensionet, përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave dhe planet për zgjedhje.

 

Është esenciale të anashkalohen çfarëdo lloj eskalimi të mëtejme. I inkurajojmë të dyja palët të veprojnë sipas zotimeve të tyre”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat