Secondary Adv

Kurti: Greqia eshte afer njohjes se pavaresise se Kosoves

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur 5 vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. 

 

Në intervistën për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha se Greqia është afër njohjes.

 

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që 5 vendet t’i bashkohen shumicës së atyre shteteve që na kanë njohur. 

 

Greqia është në ballë të këtyre vendeve, është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë”, tha Kurti.

 

Kurti theksoi se Kosova ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar edhe pse jo të gjitha vendet e BE-së e njohin.

 

“Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. 

 

Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, tha Kurti.

 

Kurti i tha televizionit polak se shtetet njohëse duhet të japin kontribut për të bindur 5 vendet skeptike të Bashkimit Europian që janë Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat