Secondary Adv

Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Te henen nis puna, ja si devijon trafiku

ARRSH, njofton se nga e hëna do të rifillojë puna në rrugën Orikum-Dukat.

 

Kjo do të sjellë devijim të trafikut në drejtim të rrugës së vjetër nacionale Orikum-Llogara, deri në përfundimin e plotë të aksit, duke përjashtuar vetëm fundjavat.

 

Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. 

 

Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH.

 

Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara.

 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen esinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës. 

 

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet më tej në njoftimin e ARRSH.

 

Për të përballuar fluksin e larta të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit turistik u hapën përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre. 

 

Rruga Orikum – Dukat, me gjatësi  14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë,

 

ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lidhjen e ByPass të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me Tunelin e Llogarasë e Bregdetin e Jugut./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat