Secondary Adv

Termeti katastrofik ne Marok, shkon mbi 600 numri i viktimave

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

 

Të paktën mbi 600 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit.

 

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

 

“Tërmetet e kësaj madhësie në rajon janë të pazakonshëm, por jo të papritur. 

 

Që nga viti 1900, nuk ka pasur asnjë tërmet me magnitudë 6 apo më të madh brenda 500 km nga ky tërmet, dhe vetëm nëntë tërmete me magnitudë 5 dhe më të mëdhenj”, tha USGS.

 

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur.

 

Ndërtesa të shkatërruara papritur, njerëz që vrapojnë në rrugë, njerëz që gërmojnë me duar nëpër rrënoja, dhjetëra shtretër të improvizuar në shesh. 

 

Janë pamjet e videove të publikuara në Twitter menjëherë pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes 8 shtator, rreth orës 23:11 me orën lokale.

 

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës marokene thotë se regjistroi një magnitudë 7.0 me epiqendër në komunën Ighil, në jug të qytetit turistik Marrakesh. Thellësia e tërmetit ishte 8 kilometra.

 

Dëmet më të mëdha janë në Marrakesh dhe në fshatrat në malet Atlas. Shumë nga viktimat, thanë autoritetet vendore, ishin në zona malore të vështira për t'u arritur ndërsa fitet për të paktën 153 të plagosur, raporton BBC.

 

Shumë njerëz mendohen se janë nën rrënoja dhe po vijohet me operacionet e shpëtimit.  

 

Policia, mbrojtja civile dhe personeli mjekësor e paramjekësor janë mobilizuar për të përgatitur një plan të mundshëm emergjence.

 

Shumë njerëz në qytetin e Marrakeshit kanë kaluar natën jashtë nga frika e postgoditjeve.  

 

Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së informon se ka regjistruar tërmetin me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat