Secondary Adv

Sigurimi i automjeteve, te ardhurat bien me 1.29 per qind

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2016 kapën vlerën mbi 2,939 milionë lekë, ose 2.70% më pak se në periudhën janar-mars 2015.

 

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 222,422, me një ulje prej 1.29% krahasuar me periudhën janar-mars 2015.Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.40% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.97% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.63%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 37.33% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 62.67% të totalit të tregut.


Gjatë periudhës janar-mars 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 805 milionë lekë, ose 14.10% më shumë se në periudhën janar-mars 2015. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-mars 2016 arritën rreth 1,830 milionë lekë, ose 2.19% më shumë se në periudhën janar-mars 2015.


Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2016, pati një ulje prej 0.60% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 0.29% krahasuar me periudhën janar-mars 2015. Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-mars 2016 pati një ulje prej 4.68% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 0.68% krahasuar me periudhën janar-mars 2015.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-mars 2016, pati një rritje me 17.79% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-mars 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 21.23%. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-mars 2016 u siguruan mbi 440 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 61.21%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 24.13% të totalit.


Më të lexuarat