
Dalipi: Prioritet turizmi ne periferi te kryeqytetit, nxjerrim marken Tirana
Në konferencën e mbajtur nga Eurorajoni Adriatiko Jonian, kreu i Këshillit të Qarkut, njëherësh zëvendëspresident i kësaj organizate, Aldrin Dalipi, foli për hapat konkretë që ka hedhur bashkia për zhvillimin e turzimit në periferi të kryeqytetit, por dhe ambicjet që Tiarana të ketë markat e saj të produkteve.
“Tirana, që na mirëpret sot të gjithëve përtej metropolit të ngjyrave dhe vrapit të saj, e cila ndryshon çdo ditë duke iu bashkuar standardeve evropiane ka ende burime të pashfrytëzuara nga në aspektin e agro-turizmit. Afron bregdetin e virgjër, klimën e mrekullueshme dhe terrene që presin të zhvillohen.Unë do të vecoj këtu punën e Bashkisë së Tiranës si Bashkia qendër qarku, e cila ka dhënë shembullin e parë të inkurajimit të iniciativave konkrete të agro turizmit. Agri-kultura dhe agri-turizmi janë bërë tashmë pjesë e të gjitha koncepteve të reja të planeve të kryebashkiakut të Tiranës dhe ekipit të tij duke synuar rritjen e përfshirjes së komunitetit.
Përpjekjet e shtuara për promovimin e produkteve në zonat rurale duhen përkrahur e mbështetur dhe për këtë po punohet çdo ditë. Jo vetëm si motivim për banorët e zonës së Tiranës, dhe sipërmarrësve, por edhe si mënyrë më e mirë e njohjes së produkteve dhe potencialeve turistike që ofron periferia. Në të gjitha planet zhvillimore të së ardhmes, koncepti i agro-kulturës dhe agro-turizmit zë vend kryesor si një element social dhe ekonomik të qëndrueshëm. Shembullin e ritmit të Bashkisë së Tiranës do mundohemi ta përhapim edhe në aspektin rajonal edhe në kuadër të qarqeve të Shqipërisë.
Ndërsa eurorajoni, so model i punës së përbashkët dhe vizionit të pandryshueshëm të një rajoni që ecën përpara me hapa të shpejtë e të sigurt është një mënyrë më e mirë për ta bërë më tej këtë promovim dhe për të shkëmbyer eksperiencat tona. Rajoni i Abruxos në Itali është një rajon i njohur zyrtarisht me plot 79 produkte tradicionale. Kemi biseduar edhe me kryebashkiakun e Tiranës që marka e Tiranës të jetë edhe ajo një gjë e cila duhet që së shpejti të përhapet dhe të ketë mundësi që të njihet edhe nga rajonet e tjera jo vetëm në Shqipëri.
Kam bindjen se në nivele jo modeste mund të prezantojmë eksperiencat të cilat janë shumë pozitive, por unë inkurajoj bashkëpunimin e Tiranës me rajonin e Abruxos dhe Dubrovnikut në këtë drejtim meqënëse kanë një eksperiencë shumë të mirë dhe shtysë drejt standardizimit dhe fuqizimit të agro biznesit. Në Shqipëri apo Tiranë ka më shumë se 260 ditë me diell si kjo e sotmja, ndaj për të arritur një agro-turizëm të suksesshëm nevojitet punë, vullnet dhe bashkëpunim” tha ai.
Të pranishëm në Konferencën për agroturizmin qenë përfaqësues të lartë këtij organizmi.Në Konferencë, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u përqendrua te suksesi që kanë arritur në këtë sektor Abruco e Italisë, apo Dubrovniku i Krocaisë.Shembull që sipas tij duhet ndjekur edhe nga Tirana, e cila ofron një potencial mjaft të madh për zhvillimin e turizmit rajonal.
Më të lexuarat








