Secondary Adv

Haxhinasto prezanton aplikacionin qe jep informacion per oraret e transportiti publik

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka prezantuar aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për gjithë itineraret dhe oraret e transportit publik.

 

Ministri, tha se aplikacioni “Smart Travel Albania”, është lehtësisht i përdorueshëm, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.Ministri Haxhinasto, tha se Ministria e Transporteve i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.“Në ketë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do ti shtohet edhe elementi i biletimit elektronik”.


Ministri Haxhinasto, tha se në muajin Maj, përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transportin ndërqytetës, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptar, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport.Haxhinasto, tha se ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.


Më të lexuarat