Secondary Adv

Ndertimet pa leje ne Prishtine, publikohet Udhezuesi per legalizimin e tyre

Komuna e Prishtinës njofton se ka publikuar Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje.

 

Sipas njoftimit, ky udhëzues do të ndihmojë qytetarët rreth procesit për legalizimin e ndërtimeve.

 

“Ju njoftojmë se kryeqyteti ka përgatitur Udhëzuesin mbi Procesin e Legalizimit të Ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve”, thekson Komuna e Prishtinës.

 

Po ashtu, thuhet se nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim të ndërtimeve, atëherë atë përfshihen në listën e rrënimit. “Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim”, përfundon njoftimi./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat