Secondary Adv

Rreth 97 mije biznese ne Kosove, vetem 18 per qind ne pronesi te femrave

Nga 96,995 biznese aktive në Kosove, 78.7 për qind janë në pronësi të burrave, 18 për qind të grave dhe pjesa tjetër janë në bashkëpronësi.

 

Prej 17,415 bizneseve në pronësi të grave në Kosovë, 17,232 (98.9%) janë mikro me 9 ose më pak të punësuar/a, 98 (0.6%) janë të vogla me 10 deri në 49 të punësuar/a, 8 (0.05%) janë të mesme me 50 deri në 249 të punësuar/a, dhe asnjë nga bizneset aktive në pronësi të grave nuk janë të mëdha me 250 ose më shumë të punësuar/a.

 

Kështu thuhet në raportin “Profilet e bizneseve: Ndërmarrësia e grave dhe pakicave etnike në Kosovë” të prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se rreth 5.4 për qind e bizneseve janë në pronësi të pakicave etnike.

 

“Afër 98 për qind e bizneseve të grave janë mikro me numër të punëtorëve prej 9 ose më pak. Prej bizneseve të çregjistruara, jetëgjatësia mesatare për bizneset e grave është 4.36 vjet, kurse për burra 8.1 vjet”, thekson Instituti GAP.

 

Brenda dy dekadave, janë shuar 33 mijë biznese. “Në Kosovë janë 33 mijë biznese të shuara nga viti 2000 deri në mars 2023.

 

Prej tyre, 64 për qind janë në pronësi të burrave, 12 për qind janë në pronësi të grave, 0.3 për qind janë në pronësi të paktën të një gruaje dhe për 23.7 për qind të bizneseve nuk dihet gjinia e pronarëve”, vijon raporti.

 

Bazuar në gjetjet e raportit, Instituti GAP rekomandon që Qeveria e Kosovës të ofrojë një përkufizim të saktë të asaj që konsiderohet “biznes aktiv” dhe të ofrojë mekanizma për mbledhjen e të dhënave të besueshme në mënyrë që të shmangen mospërputhjet e të dhënave, si në këtë rast ku shifrat e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore dhe Agjencia e Statistikave nuk përputhen.

 

Të kuptuarit e profileve të bizneseve në pronësi të grave dhe në pronësi të pakicave, sipas GAP-it mund të ndihmojë Qeverinë dhe palët e tjera të interesuara të hartojnë dhe zbatojnë politika dhe programe që mbështesin në mënyrë adekuate këto kategori të bizneseve.

 

“Të dhënat e marra nga ARBK dhe të kategorizuara sipas gjinisë tregojnë se nga numri i përgjithshëm i bizneseve aktive që veprojnë në Kosovë, 76,325 (78,7%) janë në pronësi të burrave, 17,415 (18%) janë në pronësi të grave, 2,284 (2,3%) janë në bashkëpronësi të së paku një gruaje, dhe për 971 (1%) të ndërmarrjeve nuk dihet gjinia e pronarit”.

 

Prej 17,415 bizneseve në pronësi të grave në Kosovë, 17,232 (98.9%) janë mikro me 9 ose më pak të punësuar/a, 98 (0.6%) janë të vogla me 10 deri në 49 të punësuar/a, 8 (0.05%) janë të mesme me 50 deri në 249 të punësuar/a, dhe asnjë nga bizneset aktive në pronësi të grave nuk janë të mëdha me 250 ose më shumë të punësuar/a.

 

Nga viti 2000 deri në mars të vitit 2023 janë çregjistruar 33,003 biznese. Prej tyre, 21,035 (64%) janë në pronësi të burrave; 4,072 (12%) janë në pronësi të grave; 97 (0.3%) janë në bashkëpronësi të të paktën një gruaje; kurse për 7,799 (23.7%) prej tyre nuk dihet gjinia e pronarëve/eve.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/rreth-97-mije-biznese-aktive-ne-kosove-vetem-18-per-qind-jane-me-pronesi-te-grave/


Më të lexuarat