Secondary Adv

INSTAT: Punesimi eshte rritur me 4,8 per qind

Instituti i Statistikave publikoi të premten Anketën e Forcave të Punës për vitin 2015, sipas së cilës, krahasuar me vitin pararendës punësimi është rritur me 4,8 %.


Gjatë vitit 2015, sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës, 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës).Sipas Anketës, 60,5 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 12,9 % janë të papunë dhe 26,6 % janë jashtë forcave të punës. 45,5 % e femrave, sipas Anketës, 15-64 vjeç janë të punësuara, 9,5 % janë të papuna dhe 45,0 % janë jashtë forcave të punës.Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,5 %. Për meshkujt shkalla e papunësisë është 0,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me vitin pararendës punësimi është rritur me 4,8 %. Nga viti 2014 në vitin 2015 shkalla e papunësisë (për grupmoshën 15-64 vjeç) është ulur me 0,4 pikë përqindje.


“Gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.087 mijë persona. Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 4,8 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 64,2 %”, thuhet në Anketën e INSTAT-it. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.


Më të lexuarat