Secondary Adv

Rama njofton ndryshimet ligjore per marrjen e shtetesise shqiptare

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka njoftuar se tashmë shtetësia shqiptare mund të merret nga të gjithë talentet e rinj të sportit të lindur jashtë në moshë minorene.

 

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë”, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

 

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, thuhet në postimin e Ramës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat