Secondary Adv

Nisin punimet per Portin e Jahteve ne Durres, do ndertohen 22 godina

Ka nisur punën një nga projektet më të rëndësishme të vendit, siç është ndërtimi i Portit të Jahteve në Durrës, ose siç quhet ndryshe “Yatchs Marina”.

 

Gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj në një lidhje direkte nga kantieri  i punimeve në qytetin bregdetar, raportoi se për përfundimin e fazës së parë do të nevojiten rreth 2 vite kohë.

 

Gjatë kësaj faze do të ndërtohen 22 godina, ndërsa momentalisht ka nisur puna për ndërtimin e dy godinave të para. Ky projekt pritet të sjellë një rritje ekonomike për vendin dhe një zhvillim të turizmit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat