Britania e Madhe planifikon te ndaloje duhanin per brezat e rinj
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të prezantojë disa nga masat më të ashpra në botë kundër pirjes së duhanit.
Ai ka deklaruar se këto masa do të ndalojnë gjeneratën e ardhshme që të mos jenë në gjendje të blejnë ose të konsumojnë cigare.
Masat, të cilat janë ende në shqyrtim, janë pjesë e një përpjekjeje të qeverisë së Rishi Sunak për t’u fokusuar tek konsumatorët përpara zgjedhjeve të vitit 2024.
Një zëdhënës i qeverisë tha për tabloidin The Guardian se qëllimi i kësaj gjëje është që të largojnë zakonin e njerëzve për të pirë cigare deri në vitin 2030.
Përveç kësaj, sipas planit, 1 milion cigare elektronike do të jepen falas, si dhe stimuj të tjerë për ta lënë duhanin.
Qeveria Sunak, po shqyrton masa të ngjashme me ato të prezantuara nga Zelanda e Re dhjetorin e kaluar.
Me këto masa u rrit gradualisht mosha në të cilën lejohet pirja e duhanit dhe kështu do të ndalohet efektivisht shitja për të lindurit pas 1 janarit 2009,
Ndërkohë që sasia e duhanit në produktet e tjera të duhanit është ulur dhe ato do të shiten vetëm nga dyqane speciale dhe jo supermarkete apo minimarkete./Burimi: Shqiptarja.com