Secondary Adv

Furnizimi me gaz i Serbise, tubacion i ri me dy drejtime me Maqedonine e Veriut

Serbia ka nisur inspektimet në zonën ku do të ndërtohet gazsjellësi kryesor me dy drejtime që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas dokumentit, gazsjellësi do të jetë i gjatë 146 kilometra. 

 

Qëllimi kryesor është ndërtimi i një gazsjellësi kryesor për Serbinë jugore, i cili do të sigurojë ndërlidhje me sistemin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të krijojë kushtet e duhura për gazifikimin e qyteteve dhe komunave në jug të vendit.

 

Pozicioni i korridorit të gazsjellësit të planifikuar është i tillë që të shmangë kalimin nëpër zona me popullsi të dendur. 

 

Pjesa lineare e gazsjellësit kryesor dykahësh MG14 është planifikuar si një sistem me një tub që është tërësisht i instaluar nën tokë.

 

Një pjesë integrale e gazsjellësit të ardhshëm do të përbëhet nga dy stacione kryesore matëse dhe rregulluese, si dhe 6 stacione blloku dhe objekte e instalime të tjera të nevojshme. 

 

Marrëveshja për këtë lidhje me Maqedoninë e Veriut është arritur në vitin 2021.

 

Në prill të këtij viti, Beogradi konfirmoi se ka filluar përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e këtij interkonjeksioni. 

 

Në këtë mënyrë hapet mundësia e furnizimit me gaz natyror në treg nga burime të tjera furnizimi dhe është realizuar në praktikë ideja e një tregu nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

 

Ndërkohë, në tetor pritet përfundimi i gjithë trasesë së gazsjellësit ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë. 

 

Gjatësia totale është 170 kilometra dhe është projektuar për një kapacitet prej 1.8 miliardë metra kub gaz në vit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat