Secondary Adv

5 mije euro per te shmangur qendrat e riatdhesimit, hyn ne fuqi ligji i ri ne Itali

Emigrantët shqiptarë që kërkojnë azil në Itali, deri në aprovimin e kërkesës së tyre duhet të paguajnë një garanci financiare deri në vendimin e pranimit ose jo të kërkesës së tyre.

 

Kohëzgjatja e përgjigjes është 4 javë e kjo vlen për të gjithë ato emigrantë që vijnë nga vende të sigurta sic është Shqipëria.

 

Rreth 5000 mijë euro duhet të paguajnë azilkërkuesit në Itali deri në ekzaminin e ankesës së tyre e për të evituar qëndrat e riatdhesimin.

 

Është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dekreti i Ministrisë së Brendshme Italiane, i cili parashikon një shumë prej 4938 euro për emigrantët që nuk duan të qëndrojnë në Qendrat e azilkërkuesve për riatdhesim deri në shqyrtimin e ankesës së tij kundër refuzimit të kërkesës për azil.

 

Kjo shumë garanton deri në 4 muaj qëndrimin e emigrantit në Itali, disponueshmërinë e akomodimit të përshtatshëm në territorin kombëtar, shuma e nevojshme për riatdhesim e mjetet minimale të jetesës.

 

Dispozita zbatohet për këdo që ndalohet në kufirin italian e vjen nga një vend i sigurt, siç është dhe Shqipëria.

 

Në momentin e ndalimit çdo person që kërkon strehim në Itali e që vjen nga një vend i sigurt, informohet mbi këtë normativë e si alternativë për të mos qëndruar në kampet e riatdhesimit kundrejt kësaj shume financiare.

 

Masa e sigurisë financiare zbatohet menjëherë në pikën kufitare o në zonat e tranzitit ku është ndaluar azilkërkuesi që vjen nga një vend i sigurt.

 

Shuma pagauhet në një derdhje të vetme përmes një garancie bankare, ose kompanie sigurimi, është individuale dhe nuk mund të paguhet nga persona të tretë./Burimi: Ora News


Më të lexuarat