Zbulohet arsenali i perdorur gjate sulmit ne Kosove, armatimet i perkasin ushtrise serbe
Një ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, autoritetet kanë zbuluar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Një ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, autoritetet kanë zbuluar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se 6 serbë që u përfshinë në sulm janë duke u trajtuar në spital në Novi Pazar të Serbisë, ndërsa ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje Beogradit t’i dorëzojë te autoritetet.
Sipas saj përveç armëve të sekuestruara janë gjetur edhe harta dhe dokumente që dëshmojnë për organizim të mirëfilltë për sulme të tjera.
Sakaq, mësohet se armatimi i gjetur i përket llojit që përdor ushtria serbe, të vitit 2021.//Burimi: Balkanweb