Secondary Adv

Euro ne veshtiresi, dobesohet ndaj lekut, por edhe monedhave te tjera

Euro ka marrë një tjetër goditje në tregjet ndërkombëtare këtë fillim jave, pas deklaratës së Christine Lagarde se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë.

 

Kursi i këmbimit mes euros dhe dollarit ra nën 1.06 për herë të parë që nga marsi i këtij viti. Monedha europiane ishte në rënie që nga mëngjesi i sotëm, në zonën 1.0620, por ajo u përshpejtua pas fjalëve të deklaratës së presidentes së BQE, e cila la të kutptohet se nuk do të ketë lehtësim të politikës monetare për një kohë të konsiderueshme.

 

Kursi i këmbimit mes euros dhe dollarit arriti kuotën më të ulët 1.05959. Monedha e vetme e Bashkimit Europian po humbet terren edhe ndaj monedhave të tjera dhe po tregtohet me 157,70 jen dhe 0,8682 paund.

 

Ndërsa dollari amerikan po shkon në krahun e kundërt, atë të forcimit. Këto zhvillime në tregjet ndërkombëtare janë pasqyruar edhe në tregun e brendshëm valutor. Euro zbriti nën 106.2 lekë këtë të hënë kundrejt lekut niveli më i ulët në më shumë se një muaj.

 

Euro humbi pikë ndaj lekut edhe pse Banka e Shqipërisë ndërhyri sërish në treg për të blerë monedhën europiane. Sipas të dhënave zyrtare javën e kaluar BSH bleu 10 milionë euro në tregun e brendshëm dhe që nga fillimi i vitit ka vlerësohet se ka blerë mbi 200 milionë euro.

 

Blerja e eurove nga tregu i brendshëm ka si synim që të rrisë rezervën valutore por njëkohësisht edhe të ndikojë në forcimin e euros përballë lekut./Kapitali.al


Më të lexuarat