Secondary Adv

Italia miraton projektligjin, ndihme ekonomike per familjet dhe biznesin

Këshilli i Ministrave në Itali, miratoi projektligjin për ndihmën ekonomike për familjet, i cili ka 8 nene dhe masa për një vlerë rreth 1.3 miliardë euro.

 

Për rrjedhojë, dispozita e miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon zgjatjen për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2023 të bonusit social në favor të familjeve në nevojë për të luftuar pasojat e rritjes së faturave të energjisë elektrike dhe gazit.

 

Masa do të forcohet me një kontribut shtesë që rritet me numrin e fëmijëve. Autoriteti  Rregullator për Energjinë – Arera, do të përcaktojë vlerën e bonusit social, që do të rritet me numrin e anëtarëve të njësisë familjare.

 

Për sektorin e gazit, teksti parashikon gjithashtu shtrirjen për eliminimin e tarifave të sistemit dhe TVSH-së të reduktuar në 5%, që vlen edhe për ngrohjen qendrore.

 

Për të ndihmuar familjet më të dobëta, tashmë përfituese të kartës sociale, për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve, dispozita njeh një kontribut një herë, për një shpenzim total për buxhetin e shtetit prej 100 milionë euro.

 

Kontributi, shuma e të cilit do të përcaktohet brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e dekretit me një dispozitë nga Ministria e Biznesit, duhet të jetë rreth 80 euro.

 

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile 12 milionë eurove shtesë për vitin 2023 për dhënien e bonusit të biletës të transportit publik. Fondi prej 100 milionë eurosh për vitin aktual, tashmë i parashikuar për bonusin, është shteruar dhe dekreti rrit disponueshmërinë me 12 milionë.

 

Bonusi prej 60 euro mund të përdoret për blerjen e një aboneje të vetme për transportin publik lokal dhe rajonal, si dhe për transportin hekurudhor kombëtar.

 

Mbështetja për kompanitë me energji intensive, ato që kanë konsum të madh të energjisë elektrike, jo më pak se 1 GWh në vit, do të ndryshojë duke filluar nga 1 janari 2024.

 

Kompanitë me intensitet energjie kanë ulje në faturat e tyre për tarifat e përgjithshme të sistemit të energjisë elektrike. Ndërkohë, një lajm i mirë për studentët: mbi 17 milionë euro janë ndarë për bursa.

 

Me këtë dispozitë konfirmohet se për Qeverinë e drejta e studimit është prioritet, e drejtë kjo që duhet të jetë reale, konkrete, efektive, thuhej në deklaratën për media.

 

Në mënyrë të detajuar, nga mbi 17.4 milionë euro, 7.5 milionë do të financohen nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa 10 milionë të mbetura janë burime të rikuperuara nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimeve nga financimi i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës./Burimi: SCAN


Më të lexuarat