Hapen dy tendera per Elbasan-Qafe Thane, 5 mld leke per lotet 3 dhe 4
Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të zhvillojë 2 tenderë të tjerë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII.
Procedurat do të përfshijnë fazën 3 dhe 4 të projektit, ndërkohë që fondi limit do të jetë nga 2.5 mld lekë për secilin prej segmenteve. Aktuslisht ARRSH ka lidhur kontratat për 2 lotet e parë të kësaj rruge, ku kanë nisur edhe punimet.
Vlera totale e 2 kontratave të lidhura arrin në 5.53 mld lekë, me TVSH. Në total, gjatësia e rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë është 50.12 km, por të paktën për 1 segment nuk ka nisur ende as faza e projektimit, duke qenë se aktualisht është duke u zhvilluar tenderi për këtë qëllim.
Bëhet fjalë për segmentin nga Bushtrica, deri në pikën e re doganore me Maqedoninë e Veriut, duke qenë se tashmë është dakordëusar se rruga nuk do të kalojë nga pika kufitare e Qafë – Thanës.
Në dokumentet e tenderit rruga Elbasan – Qafë Thanë përshkruhet si shumë e rëndësishme në drejtim të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, por shpesh herë me një trafik të rënduar dhe me gjendje jo të mirë të parametrave teknikë.
Ndërkaq, sa i takon pjesës tjetër të korridorit VIII, nga Lekaj në Elbasan aktualisht është zgjedhur kompania, që do të hartojë projektin, që sipas dokumenteve zyrtare do të duhet të jetë gati pas 2 vitesh.
Vetëm pas hartimit të këtij dokumenti do të mund të zhvillohen proceduart e prokurimit public për ndërtimin, duke finalizuar një nga rrugët me të rëndësishme në drejtim të shkëmbimit të malltrave, naftës dhe transportit të udhëatrëve midis vendeve të BE, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore./Burimi: SCAN