Secondary Adv

Ministria e Transporteve jep serish me koncesion mirembajtjen e rruges Durres-Kukes

Qeveria do të tentojë sërish të japë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës, këtë herë duke rritur garancitë për privatin.“Nga viti i katërt subvencioni që jepet nga shteti do të fillojë të jepet që në vitin e 3 të kontratës.

 

Gjithashtu, kemi rritur trafikun minimal të garantuar nga shteti nga 3500 në 4 mijë mjete në ditë, pasi kohët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme trafikut”, thotë Edi Seitaj, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve. Sipas qeverisë, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës luhatet nga 8 deri në 12 milionë euro në vit.


“Përveç shpenzimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës ka dhe një investim kapital të konsiderueshëm që koncesionari duhet ta kryejë në katër vitet e para. Flasim për një investim fillestar rreth 50 milionë euro”, shton Seitaj. Qeveria thotë se nuk i ka këto para, ndaj ka vendosur që një pjesë të kostos t’ua kalojë qytetarëve, të cilët do të paguajnë 5 euro për mjet, ndërsa buxheti do të paguajë pjesën tjetër sipas një formule që i garanton privatit një nivel dysheme të ardhurash. “Përveç kësaj në Rrugën e Kombit ne presim të vijnë kompani ndërkombëtare me një ekspertizë të thelluar në mirëmbajtje dhe operim që do i bënte shumë mirë rritjes së cilësisë në mirëmbajtjen edhe në rrugët e tjera”, shton Seitaj.


Më të lexuarat