Secondary Adv

PS rezolute per denimin e sulmit ne veri te Kosoves

Partia Socialiste ka miratuar një rezolutë për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë.

 

Për pasojë nga sulmi mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në rezolutën në fjalë shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit.

 

Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse. “Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat