Nafta bie me mbi 6 per qind ne bursa, zbret prane vleres 85 USD
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet prej rreth 5 dollarë në sesionin e kaluar, për shkak të rënies së kërkesës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 5.6% ose me rreth 5 dollarë. nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë humbi po 5.6% të vlerës.
Që nga fillimi i kësaj jave, të dyja kontratat kanë humbur rreth 10 dollarë. Referuar të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë në SHBA, furnizimi me benzinë të përpunuar, të gatshme për tu përdorur nga makinat, ra me rreth 8 milionë fuçi javën e kaluar, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti.
Por, sipas analistëve pjesërisht kjo rënie e kërkesës mund të jetë shkaktuar edhe nga rreshjet e dendura që sollën përmbytje në Nju Jork.
Kjo rënie e çmimeve vjen pavarësisht deklaratës së ministrit të Energjisë në Arabinë Saudite, i cili tha se reduktimi vullnetar i prodhimit me 1 milion fuçi në ditë do të vijojë deri në fund të vitit./Burimi: SCAN