Secondary Adv

Familjet shqiptare shtuan borxhet ne 2023, rritet huamarrja per nevojat per konsum

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah se familjet shqiptare janë gjendur në vështirësi ekonomike gjatë këtij viti duke shtuar borxhet dhe rritur varësinë nga emigrantët.

 

Gjatë 6-mujorit të pare në analizë, pjesa më e madhe e familjeve (1055 të përfshira në anketim, ose rreth 45%), vijojnë të deklarojnë të ardhura mujore në nivelin “17-50 mijë lekë”, por kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

 

Numri i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje, ka rezultuar në 256 familje ose rreth 24% e të përgjigjurve.

 

Kjo peshë ka rezultuar në rënie me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, duke vijuar të mbetet nën mesataren historike të vrojtimit prej rreth 27%.

 

Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: “për konsum” në 37% të rasteve të huamarrjes, “për blerjen/riparimin e një prone” në 17% të rasteve dhe për “zhvillim biznesi” në 15% të rasteve.

 

Pesha e rasteve të huamarrjes për “për blerje/riparim prone”, ka shënuar rënie me 3 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 7 pikë përqindje në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve për “zhvillim biznesi” ka shënuar rritje me 4 pikë përqindje gjatë periudhës dhe ka mbetur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

 

Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes për “konsum” ka rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (me 1 pikë përqindje) dhe krahasuar me një vit më parë (me 5 pikë përqindje), gjë që mund të jetë ndikuar dhe nga rritja e kostos së jetesës së familjeve për shkak të rritjes së çmimeve në vend.

 

Nga ana tjetër, numri i atyre që sigurojnë të ardhura nga emigracioni ka shënuar një rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë./Burimi: Scan


Më të lexuarat