Presidenti i Venezueles akuzon Izraelin per gjenocid ndaj palestinezeve
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve në Gaza.
Maduro kërkoi një armëpushim të menjëhershëm, respektimin e rezolutave të BE, respektim për të drejtat e popujve dhe fillimin e negociatave të paqes për të lejuar popullin palestinez që të rifitojnë të drejtat e tyre legjitime për pavarësi.
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë, të cilën e lexuam me kujdes, si një paralajmërim dhe alarm për gjenocidin që ka filluar kundër popullit palestinez në Gaza.
Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm, respektim për rezolutat e Kombeve të Bashkuara, respektim për të drejtat e popujve dhe fillimin e negociatave të paqes për të lejuar popullin palestinez të rifitojë të drejtat e tij legjitime për pavarësi, tokë dhe paqe.
Unë qëndroj me popullin palestinez dhe jam për paqen”, tha Maduro në një deklaratë televizive, raporton agjencia e lajmeve palestineze Wafa./Burimi: Shqiptarja.com