Secondary Adv

Irani mohon perfshirjen, por mbeshtet sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte përfshirë në sulmin e fundjavës së grupit Hamas ndaj Izraelit.

 

Në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi, Khamenei tha “ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

 

“Ky sulm ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi,” tha Khamenei./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat