Secondary Adv

INSTAT: 29,8 per qind e te punesuarve jane punetore pa pagese ne biznesin e familjes

Gati 30 për qind e atyre që raportohen si të punësuar në vendin tonë nuk marrin pagesën mujore. INSTAT e ka dhënë këtë shifër nga përpunimi i të dhënave mbi Anketën e Tregut të Punës për vitin që shkoi. Por teksa vendi vijon të ketë mbi 17 % të forcës punëtore të papunë, ose mbi 374 mijë persona e atyre që punojnë nuk paguhen.


Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2015, rezulton se 41,0 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,2 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 29,8 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,8 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 39,8 % e femrave të punësuara dhe 22,3 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.


Sipas definicioneve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, punëtorët pa pagesë në biznesin e familjes janë të klasifikuar në punësim informal.
Në vitin 2014 thuajse katër në dhjetë të punësuar në sektorin jobujqësor ishin në punësim informal. Në vitin 2015 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 34,1%. Krahasuar me vitin 2014, punësimi informal në sektorin jobujqësor ka rënë me 5,3 pikë përqindje.Gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.087 mijë persona. Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 4,8 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 64,2 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.


Më të lexuarat