Secondary Adv

Bizneset shtojne fitimet, ulin edhe huamarrjen ne banka

Bizneset shqiptare kanë fituar më tepër në pjesën e parë të këtij viti.

 

Një ndër faktorët që ka ndikuar mendohet se është për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe shërbimeve të lidhura me këtë sektor.

 

Banka e Shqipërisë ka kryer një vrojtim mbi gjendjen financiare të bizneseve ku rezulton se pritjet mbeten optimiste edhe për pjesën e dytë të vitit, megjithë problematikat që ekzistojnë lidhur me gjetjen e tregut, rritjen e kostove të prodhimit, si edhe me gjetjen e stafit të kualifikuar.

 

Nisur nga këto të dhëna sipërmarrjet shqiptare shprehen se kanë në plan në rrisin investimet dhe zgjerimin e veprimtarisë. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë gjatë këtij viti bizneset kanë ulur edhe nivelin e huamarrjes.

 

Rreth 39% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar. Kjo peshë ka rënë me 1 % krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 2 % krahasuar me një vit më parë.

 

Huamarrja është realizuar vetëm në monedhën vendase për 59% të ndërmarrjeve të vogla, 60% të ndërmarrjeve të mesme dhe 49% të ndërmarrjeve të mëdha, ndërkohë që pjesa tjetër është në valutë ose e kombinuar.

 

Ngarkesa me borxh, në formën e raportit të borxhit ndaj kapitalit, dhe në formën e shërbimit të tij ndaj të ardhurave të ndërmarrjes, vlerësohet në nivele të përballueshme për pjesën më të madhe të ndërmarrjeve, dhe pa ndryshime të rëndësishme nga gjashtëmujori i mëparshëm.

 

Bizneset presin që kërkesa e tyre për kredi të ngadalësohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat