Secondary Adv

OKB akuzon Izraelin dhe Hamasin per shkelje te ligjit nderkombetar

Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje urgjente të gjitha vendeve që kanë ndikim që të ndërmarrin hapa për të lehtësuar situatën në Izrael dhe Palestinë.

 

Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet në të gjitha rrethanat.

 

“Të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe duhet të ndalojnë menjëherë sulmet që synojnë civilët, si dhe sulmet që pritet të shkaktojnë vdekje dhe lëndime të civilëve ose dëmtim të objekteve civile,” tha Turk, sipas deklaratës së OKB-së./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat