Secondary Adv

DPSHTRR: Mbi 186 mije mjete kryen kontrollin teknik, rreth 4500 te cregjistruara

Drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR bëri të ditur se, gjatë periudhës Janar- Shtator 2023, janë paraqitur për testimin e kontrollit teknik 186,174 mjete.

 

Referuar raportit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, nga totali i mjeteve 147,275 janë automjete; 20,747 kamion; 9,321 motomjete; 4,455 autobusë; 3,624 rimorkio; 752 mjete ndërtimi/punime toke.

 

DPSHTRR informon se 4,519 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar në mënyrë të përhershme.

 

Ndërsa 58,698 ose 31.5% e totalit të mjeteve, janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

 

DPSHTRR ka bërë me dije për qytetarët se ndalohet rreptësisht ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi kontstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim, si dhe orvatjet për rryshfete.

 

Gonxhja u shpreh se, “mision i punës tonë është për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe kjo mbetet prioritet i të gjithë veprimtarisë sonë në vijueshmëri”, teksa risolli në vëmendje të drejtuesve të mjeteve që të rezervojnë online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania./Burimi: SCAN


Më të lexuarat