Shume valute ne treg, vlera e Euros vijon te mbetet e ulet 12-10-2023
Euro duket se ka vendosur një nivel të ri përballë monedhës shqiptare.
Gjatë kësaj jave euro është këmbyer rreth nivelit të 105 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke u këmbyer me mbi 110 lekë.
Por, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe tashmë Leku po arrin në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror. Sipas agjenteve të kursit të këmbimit ndikim mendohet se ka dhënë zgjatja e sezonit turistik por edhe shtimi i remitancave nga emigrantët për familjet në Shqipëri.
Një euro e dobët vlerësohet pozitive nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në uljen e nivelit të inflacionit. Këshilli Mbikqyrës i bankës së Shqipërisë thekson se përtej efekteve në epksporte forcimi i lekut ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare.
Banka e Shqipërisë ka përsëritur se nuk do të shtojë ndërhyrjen për blerjen e valutës në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit. Deri në fundit të vitit Banka Qendrore parashikon të tërheq nga tregu 300 milion euro në total./Burimi: abcnews.al
Më të lexuarat
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi 112 për qind e pagës, e dyta më e lartë në Europë Paga mesatare neto mujore në Shqipëri nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet bazë të një individi që jeton vetëm në Tiranë.Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia, e cila llogarit se raporti i shpenzimeve, si përqindje e pagës për një person t
Institucionet financiare të pagesave dhe kreditimit kërkojnë akses në të dhënat e e-Albania Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulje marrjen e aksesit në të dhënave të klientëve në portalin e shërbimeve publike.Në kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, këto institucione shprehen se aksesi
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren Rruga Milot-Balldren, me gjatësi 17 kilometra dhe kosto 365 milionë euro, do të jetë e kategorisë A. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, publikoi foto të projektit, i cili parashikon nga dy korsi qarkullimi dhe një korsi emergjence në secilin drejtim.Gjurma do të jetë e re, kurse
Bursa e Energjisë, transaksionet arritën mbi 58 milionë euro në katër muaj Vlera e transaksioneve në tregun e energjisë elektrike të Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX) arriti në mbi 58.8 milionë euro gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, ndërsa volumet e tregtuara u rritën ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja
BSH përgatit rregulloren që do të ulë komisionet ndaj tregtarëve për pagesat me kartë Banka e Shqipërisë ka hedhur për konsultim me palët e interesit projekt-rregulloren “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”.Projekt-rregullorja është përshtatje e direktivës me të njëjtin emër të Bashkimit Europian, të vitit 2015 dhe ka si
Bisedimet për paqe SHBA-Iran, bien çmimet globale të naftës Çmimet e naftës ranë të hënën pas raportimeve se zyrtarët amerikanë dhe iranianë bënë përparim në bisedimet e paqes.Brent, indeksi global i naftës, ra me 1.7% herët në mëngjes në 79 dollarë për fuçi, ndërsa WTI, indeksi amerikan i naftës, ra me 0.9% në 75 dollarë për
Turizmi nuk po ndihmon fshatin, importet e ushqimeve u rriten me 15 për qind në 5-mujor Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëvendësohet me shpejtësi nga importi, madje edhe në produktet ku Shqipëria ka pasur tradicionalisht avantazh konkurrues, të tilla si zarzavatet.Të dhënat më të fundit mbi
Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë Monedha europiane ka nisur javën me një tjetër pikë të ulët historike në tregun vendas valutor, duke zbritur në 94.30 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro humbi edhe 0.18 lekë në krahasim me fundjavën, duke vijuar trendin e zhvlerësimit që ka karakterizuar muajt
Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës, 138.6 mln lekë për lidhjen e autostradave me Unazën e Re Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përgatitur tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, që synon lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradave të veriut me Unazën e Re, duke shmangur Kamzën.Tenderi do të ketë një fond limit prej 138.6 mln lekë, ndërsa projekti ishte
Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit, OSSH hap garën mbi 213 mln lekë Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim me vlerë prej 213 milionë e 1 mijë e 740 lekësh.Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti do të shtrihet n