Secondary Adv

Bizneset thellojne borxhet ndaj OSHEE, ne 8 muaj u shtuan me 811 mln

Bizneset kanë rritur detyrimet e prapambetura për fatura të energjisë elektrike.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit gusht niveli i borxhit arriti në 12.52 mld lekë, borxhi më i lartë i akumuluar në 12 vitet e fundit.

 

Në krahasim me fundin e vitit 2022 vlera për fatura të papaguara nga kjo kategori u rrit me 811 mln lekë.

 

Tendenca në rritje e moslikujdimit të detyrimeve nisi pas shtrenjtimit të energjisë për rreth 7500 biznese, që nga data 1 janar 2022 plotësuan kriteret për të dalë në treg të lirë energjie.

 

Këta klinetët u përballën me rritjen e çmimit të masën 70%, duke u tarifuar me një çmim mesatar prej 18.7 lekë/kWh, pa TVSH.

 

Ndërkaq, sipas Komuniteti të Energjisë çmimet për konsumatorët fundorë në vendet e Ballkanit Perëndimor pësuan rritjen më të lartë në 5 vitet e fundit, gjatë vitit 2022.

 

Sipas Komunitetit të Energjisë, në Ballkanin Perëndimor vetëm Kosova e zbuti rritjen e çmimit për konsumatorët fundorë me një masë të konsiderueshme reduktimi të taksave dhe tatimeve, i cili ishte një nga instrumentet kryesore të politikave edhe në BE.

 

Gjithsesi, sipas Entit Rregullator të Energjisë bizneset shqiptare e paguajnë më shtrenjë energjinë elektrike në raport me vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 

Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të shtrenjtë për sipërmarrjet edhe në raport me Hungarinë, Turqinë dhe Slloveninë, duke u lënë pas vetëm nga Kroacia, Sllovakia, Rumania dhe Greqia./Burimi: SCAN


Më të lexuarat